

Një turist në Brazil ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një ujëvarë rreth 40 metra e lartë, ndërsa përpiqej të realizonte një fotografi.
Viktima është identifikuar si Caio Libero Batistela, me profesion kontabilist. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtetin e Paraná, në majë të ujëvarës Rio Sao Jorge.
Sipas mediave lokale, Batistela ishte afruar pranë buzës së ujëvarës për të bërë një foto kur humbi ekuilibrin dhe ra në humnerë. Një person që ndodhej me të tentoi ta kapte nga rrobat, por pa arritur ta shpëtonte. Sipas shërbimeve zjarrfikëse, edhe ai rrezikoi seriozisht të rrëzohej gjatë përpjekjes për ta ndihmuar.
Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






