Transmetuar më 24-02-2026, 22:32

Debatet mes Mirit dhe Gimbos kanë vijuar edhe gjatë prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania, pas akuzave të forta të shkëmbyera mes tyre lidhur me Selinën.

Gjatë spektaklit, Gimbo kërkoi falje publike për përdorimin e fjalës “pedofil” ndaj Mirit, duke pranuar se ka qenë i nxehur në momentin kur e ka thënë. Megjithatë, Miri deklaroi se nuk e pranon ndjesën, duke e cilësuar fyerjen si të qëllimshme dhe provokuese.

Në diskutim u përfshi edhe Selina, ndërsa Miri sqaroi se admirimi i tij ndaj saj ka qenë për mënyrën se si ajo është shprehur dhe ka reaguar në situata të ndryshme brenda shtëpisë. Tensionet mes banorëve mbeten të larta, ndërsa marrëdhëniet mes tyre duken gjithnjë e më të përkeqësuara.

Pjesë nga diskutimi:

Miri: Ai vjen me një mënyrë të shëmtuar, më sulmon. Më vjen turp kur I shoh ato pamje, nuk e kuptoj ccfar problem ka me mua kur flet vetëm për Selin. Kush është ky? Pse më thotë mua pedofil?

Gimbo: Më vjen keq për fjalorin që kam përdorur. Ndoshta kam qenë i nxehur. Ndoshta është jo fjalë e duhur. Unë i kam thënë po të isha në vendin tënd me një grua dhe fëmijë jashtë, pranon të flejë në shtrat me një vajzë…

Miri: Jo jo, mashtrim nuk bën dot. Mos e mashtro këtë situatë se del ti shumë keq. Atë fjalë unë nuk e kam thënë.

Gimbo: Një njeri që thotë ajo vajzë ka qenë single… Më vjen shumë keq për fjalën që kam thënë, i kërkoj falje edhe Mirit.

Miri: Duhet të vinte prime të kërkoje falje? A e di çfarë komenti ke bërë, sa ke treguar për veten? Faljen nuk ta pranoj kurrë për këtë gjë se e ke thënë fjalën me qëllim që të dal nga vetja dhe të reagoj, pastaj dihet si shkon situate.

Ledion: Në rastin e Rogertit nuk e ke vënë ujin në zjarr, në rastin e Gimbo e ke bërë kaq të madhe

Miri: Kam qenë më gjaknxehtë, kam kuptuar që këtë lloj loje dhe vrulli që kanë marrë këta duke më poshtëruar, i kuptoj pse i bëjnë dhe do ruaj qetësinë.

Selin: Është shumë qesharake. Miri nuk ka faj se edhe kur u bë tema e incestit, unë e kam mbrojtur. Në këtë rast nuk pata mundësinë ta mbroja se nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie. I kemi thënë Gimbos që fjala ishte e gabuar.

Miri: Sa për shikimet, Selinën e admiroja për mënyrën sesi përgjigjej. Momenti i dushit, më ka thirrur dhe më ka thënë pjesën e xhelozisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit