Transmetuar më 24-02-2026, 22:26

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania, ku banorja ka pranuar për herë të parë publikisht interesin e saj ndaj tij.

Brikena u shpreh se, ndonëse ndien interes për Mateon, ajo nuk mendon se ai ka ndjenja të njëjta, por vetëm pëlqim.

Nga ana tjetër, Mateo theksoi se nuk ndikohet nga komentet e banorëve të tjerë, të cilët kanë hedhur dyshime mbi marrëdhënien e tyre.

“Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin. Mua më intereson çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, çdo gjë është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj. Kjo është një temë që unë e diskutoj vetëm me të”, u shpreh Mateo.

Ndërsa Brikena deklaroi se opinionet e të tjerëve nuk ndikojnë në qëndrimin e saj, por pranoi se intuita e bën të mendojë se Mateo ka vetëm pëlqim.

“Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja. Intuita ime më bën të mendoj se ai ka vetëm pëlqim. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Ndoshta dyshimet dhe ftohtësia ime bëjnë që banorët të mendojnë se nuk kam interes, por unë kam”, tha ajo.

Marrëdhënia mes tyre mbetet ende e paqartë, ndërsa diskutimet brenda shtëpisë vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit