

Policia ka shoqëruar sot në mbrëmje një person që e sheh si drejtuesin e mjetit që akuzohet se aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Kamëz dhe u largua nga vendngjarja.
Policia mësohet se ka shoqëruar dhe një person tjetër për moskallëzim krimi.
Drejtuesi i makinës më pas është larguar nga vendi i aksidentit, tha policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, ku automjeti përplasi 7-vjeçarin, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka marrë plagë të rënda. Në atë gjendje është dërguar në spital ku ka humbur jetën.
Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, me pasojë vdekjen e një të mituri.
Identifikohen dhe vihen në pranga drejtuesit e 2 automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe.
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit.
Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit.
Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






