Transmetuar më 24-02-2026, 21:17

Tragjedi në Peru – Qeni u gjet pranë trupit të pajetë të nënkolonelit Nole, personit që kujdesej për të. Nuk ka shfaqur sjellje agresive dhe është dërguar për kontrolle mjekësore

Një qen i vogël është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak, aksident që u mori jetën 15 personave, mes tyre 7 të mitur, në jug të Perusë, njoftoi sot Forca Ajrore e vendit (FAP) që citon noa.al

Gjatë operacioneve të kërkimit, ekipet e shpëtimit gjetën qenin me ngjyrë karamel pranë trupit të pajetë të pronarit të tij, nënkolonelit 50-vjeçar Javier Nole, i cili ndodhej në helikopter së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre.

“Është kafsha shtëpiake e nënkolonelit Nole, është i vetmi i mbijetuar,” deklaroi një burim nga FAP.

Të gjithë personat në bord humbën jetën. Viktimat përfshijnë katër ushtarakë dhe njëmbëdhjetë civilë, mes tyre bashkëshortet e ushtarakëve dhe shtatë të mitur të moshës nga 3 deri në 17 vjeç.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit