

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të martë në Shqipëri, duke u ndjerë në disa qytete të vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga European-Mediterranean Seismological Centre (EMSC), epiqendra e lëkundjes ishte pranë fshatit Rrasë, rreth 31 kilometra larg Elbasanit dhe 7 kilometra larg Lushnjës. Thellësia e tërmetit është regjistruar 10 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë të forta nga banorët e zonave përreth, por deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të ndjekin njoftimet zyrtare në rast të zhvillimeve të mëtejshme.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






