

Aksi rrugor Librazhd–Pogradec është bllokuar për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive dhe erozioni lumor, që ka shkaktuar një rrëshqitje masive toke.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Kozeli, bëri me dije se në mbledhjen e djeshme, më 24 shkurt, janë marrë vendime të rëndësishme për rikuperimin e aksit. “Do të ndërtojmë një rrugë alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Po ashtu, do të prishet ura ekzistuese dhe do të lehtësohet ngarkesa në zonën e rrëshqitjes deri në ndërtimin e një skarpate natyrale. Po punohet gjithashtu për sistemimin dhe disiplinimin e urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes”, tha Kozeli.
Ai theksoi se aksi Librazhd–Pogradec ka rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë sapo të sigurohet stabiliteti i terrenit dhe përfundimi i punimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






