Transmetuar më 24-02-2026, 16:06

24 shkurt 2026 – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin shqiptar Rezart Taçi, i cili akuzohet se planifikonte të pastronte rreth 18.3 milionë euro për llogari të organizatës kriminale italiane “Cosa Nostra”, përmes skemave financiare të strukturuara në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në seancën gjyqësore para Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, prokurori i çështjes, Klodian Braho, kërkoi gjithashtu konfiskimin e shumës prej rreth 18 milionë eurosh të dyshuara si para të mafias, duke i kaluar ato në favor të shtetit. Paratë ishin lokalizuar dhe konfiskuar nga autoritetet në një bankë në Tiranë në vitin 2021.

Taçi po gjykohet në mungesë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare që nga nëntori i vitit 2021, dhe masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij nuk është ekzekutuar. Akuzat përfshijnë pastrim parash dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, lidhur me transaksione financiare të organizuara që dyshohet se synonin të fshehnin origjinën e fondeve të mafias italiane.

Në të njëjtin rast, disa të tjerë të përfshirë në skemë, përfshirë kunatin dhe shoferin e Taçit, janë dënuar më herët për veprat e lidhura me të njëjtën çështje. Procesi ndaj Rezart Taçit vazhdon, teksa vendimi përfundimtar pritet të shpallet nga gjykata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit