

24 shkurt 2026 – Protesta në zonën e Baks-Rrjoll, Velipojë, ka degjeneruar në përplasje mes banorëve dhe policisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që njohu familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë.
Pas shpalljes së vendimit, disa banorë tentuan të hynin në tokën që pretendonin se u përkiste, por u ndaluan nga një kordon policor. Protestuesit bllokuan punimet në terren dhe deklaruan: “Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë.”
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet lokale monitorojnë zhvillimet dhe përpiqen të shmangin përshkallëzimin e konflikteve në terren.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






