Transmetuar më 24-02-2026, 13:24

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra, duke theksuar se këtë vendim duhet ta marrin shqiptarët dhe jo ndërkombëtarët apo drejtësia.

Duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, Berisha akuzoi Ramën për ndërhyrje në proces, duke urdhëruar mosvotimin e kërkesës.

“Të gjithë jemi të barabartë në Fermën e derrave, por disa derra janë më të barabartë se të tjerët,” tha Berisha, duke kritikuar ligjin e përgatitur nga Rama që, sipas tij, pengon arrestimin e zyrtarëve pa vendim përfundimtar gjykate. Ai shtoi: “Dënoj me forcë urdhrin e tij ndaj vasalëve që dje të mos votonin kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit