Transmetuar më 24-02-2026, 11:56

24 shkurt 2026 – Gjatë një bisede të zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo nga Kosova ka rrëfyer për përjetimet e tij personale dhe një tradhti të fundit nga ish-partnerja e tij.

Ai ka treguar se lidhja e fundit e tij përfundoi me zhgënjim, pasi më pas kuptoi se partnerja e tij e kishte tradhtuar me një koleg të tij, gjithashtu DJ. Lajmin e kishte mësuar nga ish-partnerja e DJ-së tjetër, duke shprehur se kishte besuar shumë në marrëdhënien që kishin. “Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur,” ka thënë DJ Gimbo.

Gjatë bisedës, ai e ka pyetur edhe Selin Bollatin për përvojat e saj të dashurisë, duke krijuar një atmosferë të qetë, por emocionale. Raporti mes DJ Gimbos dhe Selinit po duket se po forcohet dita-ditës, ndërsa ndjekësit e programit aludojnë se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se miqësia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit