Transmetuar më 24-02-2026, 10:48

24 shkurt 2026– Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu do të zhvillohet më 4 mars në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Në këtë datë do të mbahet seanca paraprake në ngarkim të Haxhiut, i dyshuar nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale, mes të cilave “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “vrasje me paramendim” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata ka njoftuar për të marrë pjesë në proces viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre. Mes të thirrurve është edhe këngëtari Noizy (Rigels Rajku), si dhe familjarë të tij.

Në listën e shtetasve të thirrur nga GJKKO përfshihen: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Sipas hetimeve të SPAK, lënda plasëse e vendosur në ambientet e një lokali në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, dyshohet se është vendosur me urdhër të Haxhiut, si reagim ndaj një episodi dhune fizike të ushtruar ndaj Kleviol Ahmetit, i njohur me nofkën “Serbiano”.

Para hetuesve, Artan Tafani ka deklaruar se pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku pretendohej se Ahmeti ishte dhunuar, familjarë të tij kanë kontaktuar Haxhiun, duke shprehur shqetësim për ngjarjen. Sipas dëshmisë, kjo situatë ka çuar në porositjen e një akti hakmarrës ndaj këngëtarit.

Procesi gjyqësor pritet të zbardhë rrethanat dhe përgjegjësitë penale të të pandehurit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit