Transmetuar më 24-02-2026, 10:44

Tiranë, 24 shkurt 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët udhëtonin me motor.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, Gledis Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Abdurrahman Bollati, i cili drejtonte motomjetin, është në gjendje të qëndrueshme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit