

Gara më prestigjioze evropiane në nivel klubesh, UEFA Champions League, rikthehet sonte me katër përballje vendimtare nga faza “play-off”, prej të cilave do të dalin katër skuadrat që sigurojnë kalimin në fazën me eliminim direkt.
Në një nga sfidat më të shumëpritura, Inter Milan pret në shtëpi Bodø/Glimt, pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Zikaltrit synojnë përmbysjen për të siguruar kualifikimin, ndërsa skuadra norvegjeze kërkon të konfirmojë formën mbresëlënëse në këtë edicion.
Një tjetër duel i balancuar është ai mes Club Brugge dhe Atlético Madrid, pas barazimit 3-3 në takimin e parë. Përballja pritet të jetë e hapur dhe dramatike, me të dyja ekipet që synojnë një vend në fazën tjetër.
Ndërkohë, Bayer Leverkusen do të kërkojë të administrojë avantazhin 2-0 ndaj Olympiacos, ndërsa Newcastle United është shumë pranë kualifikimit pas fitores së thellë 6-1 ndaj Qarabağ FK në ndeshjen e parë.
Mbrëmja pritet të sjellë emocione dhe spektakël, teksa do të përcaktohen katër skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut më të lakmuar në futbollin evropian për klube.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






