Transmetuar më 24-02-2026, 08:59

Një person që gjatë procesit zgjedhor kishte ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputet është arrestuar në Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti është regjistruar më 23 janar 2026, ndërsa më 22 shkurt 2026 është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar.

Bëhet e ditur se i dyshuari, i cili kishte qenë kryesues i komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputet, është intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit