Transmetuar më 24-02-2026, 08:56

Një shtetas turk, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, është arrestuar në pikën kufitare të Morinë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me DVP Kukës, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të territorit, me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana rezultoi se shtetasi me inicialet V. B., banues në Stamboll, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij, Gjykata e Vjenës në Vjenë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Austrisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit