Transmetuar më 24-02-2026, 00:26

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura këtë të martë 24 shkurt 2026, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit.

💨 Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.

🌊 Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë

Tendenca 5-ditore e reshjeve në Shqipëri, 24–27 shkurt 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga MeteoAlb që citon noa.al, gjatë periudhës 24–27 shkurt 2026 pritet një përmirësim i kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë, me reduktim të ndjeshëm të reshjeve në shumicën e zonave.

Në zonat malore të veriut, pas reshjeve të dëborës të regjistruara në fillim të javës, nga data 24 shkurt e në vijim nuk parashikohen reshje. Kjo tregon stabilizim të motit dhe ndërprerje të episodeve me borë në lartësitë malore.

Edhe në zonën e ulët dhe përgjatë vijës bregdetare, reshjet e shiut dhe të borës që u shfaqën në ditët e para të javës pritet të ndërpriten. Nga e marta deri të enjten, moti paraqitet më i qëndrueshëm, pa reshje të konsiderueshme.

Në përgjithësi, parashikimi 5-ditor tregon një tendencë drejt motit më të kthjellët dhe më të qetë në të gjithë vendin. Pas një fillimi jave me kushte më të paqëndrueshme, Shqipëria pritet të hyjë në një fazë me stabilitet atmosferik dhe mungesë reshjesh deri në fund të periudhës së parashikuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit