Transmetuar më 23-02-2026, 22:56

Gjatë mbrëmjes, banorët e “Big Brother VIP 5” patën mundësinë për të treguar historitë e tyre personale, të vështira.

Rrëfimet e tyre jo vetëm që prekën njëri-tjetrin, por edhe publiku. Mes lotësh, Selin tregoi se si një ditë vëllai i saj kaloi kriza epileptike dhe nuk dinin çfarë të bënin pasi nuk kishte ndodhur më parë.

Ajo shton se nuk e zinte gjumi, pasi natën i ndodhnin krizat dhe donte që t’i jepte ndihmën sa më shpejt.

Si fillim dua t’i kërkoj falje Onos nëse mërzitet që po e ndaj me ju këtë. Në shtëpinë tonë kishte ardhur një nga hallat dhe unë isha në dhomën time me një nga kushërirat. Dëgjoj shumë ulërima dhe atë natë luante Shqipëria, nuk e di me kë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendova se ka bërë gol dhe ishin brohorima gëzimi.

Kur dal nga dhoma shikoj që Ono po kalonte një krizë epileptike dhe ne ishim vetëm, mami u tremb shumë dhe askush nuk dinte ta ndihmonte se nuk e kishim përjetuar kurrë, nuk e dinim ça bëhej në këtë rast. Më shkoi mendja për të dalë nga shtëpia jonë dhe për të shkuar te dera ngjitur e komshinjve.

Mbaj mend që çdo natë para se të flija, kur të gjithë kishin rënë në gjumë, unë e kisha shumë të vështirë të flija sepse krizat i ndodhnin vetëm natën dhe ngaqë isha e vetmja që e dëgjoja kur i niste kriza, doja të isha koshiente që të reagoja edhe më shpejt.

Ulesha në këtë pozicion dhe lutesha në mënyrën time për të gjetur një zgjidhje, një shpëtim. Onos vetëm i përsëritej kjo.

Pas shumë kohësh, gjyshërit e mi që jetojnë në Amerikë dhe janë dy njerëz fantastikë dhe të nderuar, e marrin Onon për ndihmë mjekësore dhe për të kuptuar çfarë po kalonte. Aty kam patur një tjetër thyerje shumë të madhe se nuk isha mësuar të jetoja pa prezencën e tij në shtëpi. Për dy vite Ono nuk ka qenë në shtëpi, ka jetuar në Amerikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit