

TIRANË – Klubi i KF Tirana njoftoi rikthimin e trajnerit Orges Shehi në krye të pankinës bardheblu.
Shehi, i cili udhëhoqi më parë skuadrën drejt titullit kampion, Superkupës së Shqipërisë dhe forcimit të identitetit bardheblu, do të drejtojë skuadrën deri në përfundim të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.
Klubi i ka uruar trajnerit suksese në këtë kapitull të ri, duke theksuar historinë e përbashkët dhe arritjet e mëparshme që e lidhin Shehin me suksesin e KF Tiranës.
Më parë Tirana ‘shtërngoi’ duart me ish trajnerin Ardian Nuhiu.
Ja publikimet në faqen e KF Tirana:
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






