

Shkup – Përfundoi marrja në pyetje e ish-Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, i cili është shfaqur duke dalë nga prokuroria me pranga.
Grubi është përfshirë në një hetim lidhur me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që lidhet me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Sipas organeve të ndjekjes, vendimet dhe kontratat e kontestuara dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme, të përllogaritura në rreth 500 milionë denarë (rreth 8 milionë euro), dhe se përmes procedurave të tilla janë favorizuar disa subjekte ekonomike.
Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur më parë në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut dhe po ndiqet nga afër nga mediat lokale dhe ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






