

Një surprizë e re ka arritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku konkurrentët morën një zarf të bardhë që njoftonte për organizimin e spektaklit “Miss & Mister Big Brother”, nën drejtimin e Arditit.
Banorët duhet të përgatiten seriozisht, pasi për vlerësimin e tyre do të ketë një juri profesionale nga jashtë formatit. Ajo përbëhet nga Valbona Selimllari, Heidi Baci, dhe ish-banorja e edicionit të kaluar, Egli Tako.
Ende nuk është zbuluar se si do të organizohet spektakli dhe kush do të shpallet fitues. Ndërkohë, dinamikat dhe situatat e forta mes banorëve vazhdojnë të dominojnë shtëpinë, duke mbajtur atmosferën gjithmonë të tensionuar.
Për më tepër, televotimi i kësaj të marte do të përfshijë të gjithë banorët, sipas vendimit të Vëllait të Madh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






