

Emocionet kanë dominuar shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku banorët ndanë me publikun historitë më të vështira personale.
Mes tyre, Rogerti preku me rrëfimin për raportin e thyer me vëllain e tij, Xhulion, me të cilin nuk kishte komunikim prej vitit 2021. Ai tregoi se përçarja mes tyre nisi për çështje parash dhe pronash, por më pas u thellua nga keqkuptime dhe plagë të vjetra familjare.
“Ka që në 2021-shin që jam prishur me të. Ishin punë parash dhe tokash, por dolën edhe gjëra të tjera. Bullizimi që unë i kam bërë kur kemi qenë të vegjël. Thashë: ‘Këtij nuk do i flas më’,” – rrëfeu ai.
Banori u shpreh se gjatë sëmundjes së babait të tyre, i cili iu nënshtrua një operacioni për një gjëndër në veshkë, ai kishte arritur në një pikë ku nuk donte as të dinte nëse i vëllai ishte gjallë apo jo.
“Që me sëmundjen e babit, as nuk doja të dija gjë për të, as që është gjallë ose vdekur,” – tha mes lotësh.
Megjithatë, ishte pikërisht kjo situatë e vështirë që i bëri të reflektonin dhe të afroheshin sërish. Në dhjetor, pas më shumë se katër vitesh e gjysmë, ata u takuan për herë të parë. Rogerti tregoi se i zgjati dorën vëllait dhe pa për herë të parë mbesën e tij, të cilën nuk e kishte takuar që nga lindja.
Ai shprehu dëshirën që gjatë qëndrimit në shtëpi të ketë mundësinë ta takojë vëllain si surprizë, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Sa të jem në këtë jetë, unë gjithmonë do luftoj për të. Më mungon shumë.”
Në rrëfimin e tij, ai përmendi edhe rivalitetin e përhershëm sportiv mes tyre, pasi Xhulio është tifoz i Arsenal F.C., ndërsa vetë Rogerti mbështet Chelsea F.C..
“Kam blerë shumë bluza të Arsenalit vetëm që ta kujtoja çdo ditë,” – u shpreh ai.
Në fund, Rogerti theksoi se familja ka qenë shtylla që e ka mbajtur në këmbë në momentet më të vështira të jetës.
“Po të mos ishte për familjen, nuk e di a do isha gjallë ose këtu,” – përfundoi ai, duke kërkuar që vëllai të vijë ta takojë së bashku me mbesën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






