

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 64-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Pas kësaj, ai është shpallur menjëherë në kërkim nga policia, por ende nuk është arritur të lokaliohet.
Sipas mediave greke, 64-vjeçari ishte një person i besueshëm për familjen, madje i ndihmonte për blerjet. Bëhet me dije se ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës.
Nëna e 25-vjeçares, Katerina Bekiari, ka përshkruar momentet dramatike që ka përjetuar kur duke u kthyer në shtëpi, dhe ka parë skenën me vajzën e saj.
“Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapon dhe fshihet në tualet dhe unë e godas me gjëra. Më pas ai fillon të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”, u shpreh e ëma e së resë.
Autoritetet helene, po punojnë për kapjen e tij. Ndërsa nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton që nuk ka pasur abuzim tek vajza me aftësi të kufizuara./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






