Transmetuar më 23-02-2026, 15:23

VLORË – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në qytetin bregdetar të Vlorë me helikopter, pas një vizite në Korçë.

Pas uljes, kreu i qeverisë ka zgjedhur të lëvizë në këmbë përgjatë disa zonave të qytetit, duke përshkuar sheshin kryesor dhe ambientet e qendrës multifunksionale.

Vizita është zhvilluar në praninë e disa shtetasve italianë, të cilët Rama i evidentoi si investitorë. Këta, e kanë shoqëruar gjatë inspektimeve dhe takimeve në terren.

Gjatë momentit të lëvizjes në qytet, një nga personat në shoqërinë e kryeministrit është dëgjuar teksa u drejtohej operatorëve me fjalët: “Hiqe telefonin, mos filmo!”, duke krijuar një situatë që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Nuk dihen ende detaje të plota mbi axhendën e vizitës në Vlorë, por prania e investitorëve të huaj lë të kuptohet se fokusi i takimeve lidhet me projekte zhvillimi dhe investime në zonë. Disa thonë se biznesmenët italianë janë të fokusuar te zona e Skelës për të ngritur atje biznese të ndryshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit