Transmetuar më 23-02-2026, 13:57

Anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, iu drejtua me pyetje prokurorëve të Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave të tjerë, ka kërcënuar dëshmitarë në kuadër të hetimit ndaj saj.

Gjatë diskutimeve në Këshillin e Mandateve, Manja ngriti disa pyetje për organin e akuzës:

Ulsi Manja: Personat që pretendohet se janë kërcënuar, janë dëshmitarë apo të pandehur?

Prokuroria: Ka edhe të pandehur të tjerë, si dhe persona në cilësinë e dëshmitarit që nuk janë të pandehur.

Ulsi Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?

Prokuroria: Jo.

Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes të cilit Balluku mund të prishë provat, duke qenë se është e pezulluar?

Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi mund të realizohet përmes takimeve me vartësit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit