Transmetuar më 23-02-2026, 13:43

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi lidhur me situatën e infrastrukturës rrugore në vend, duke u ndalur te rrëshqitjet e dherave në aksin Librazhd–Pogradec dhe problematikat e raportuara në disa segmente të tjera.

Në një prononcim për mediat, ai përmendi gjithashtu gjendjen e rrugëve në Unazën e Burrelit dhe në Rrugën e Arbrit, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe menaxhim të dobët të fondeve publike.

Berisha komentoi edhe udhëtimin e kryeministrit Edi Rama drejt Korçës me helikopter, duke pretenduar se kostoja e fluturimit arrin në 30 mijë euro. Sipas tij, ky shpenzim është i pajustifikuar në kushtet kur, sipas opozitës, vendi po përballet me probleme serioze infrastrukturore.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve në Korçë të reagojnë ndaj kryeministrit, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe forma simbolike proteste.

‘U bëj thirrje qytetarëve të Korçës ta gjuajnë me domate dhe vezë kudo që ta shohim. Vezë dhe domate, domate dhe vezë ndaj kryehajdutit! Ky duhet të jetë qëndrimi i qytetarëve shqiptarë në çdo skaj ndaj çdo qeveritari.", tha Berisha

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur disa akse rrugore në vend po përballen me dëmtime si pasojë e kushteve atmosferike dhe problematikave të tjera teknike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit