Transmetuar më 23-02-2026, 12:44

Librazhd – Punimet për demontimin e shtyllës Nr.15 në linjën 110kV në HEC Egnatia do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike për disa fshatra në rrethin e Librazhdit.

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se energjia elektrike do të mungojë deri në orën 17:00. Aktualisht, pa energji kanë mbetur fshatrat Ferrë, Frarë, Hotolisht dhe Gurëkuqe.

“Ju njoftojmë se, në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr.15, në linjën 110kV L110-16/3a Librazhd – HEC Egnatia, në datën 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht e Nënstacionit Librazhd, si dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë.

Si rrjedhojë, gjatë këtij intervali do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin e Librazhdit: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe dhe HEC-i Xhyrë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit