

Tiranë, 23 Shkurt 2026 – Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit ABC NEWS, Sokol Balla, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Balla është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Sipas burimeve, gazetari është ftuar nga prokurori Dritan Prençi dhe po merret në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ai ka qëndruar në ambientet e SPAK për më shumë se një orë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat pas daljes.
Kujtojmë se Sokol Balla ka qenë më parë bashkëshort i Belinda Ballukut. Edhe pasi janë divorcuar, raportet e tyre e kanë ruajtur kontaktin.
Hetimi përfshin dyshimet se nga kjo marrëdhënie, Balla mund të ketë përfituar pasuri të dyshimta nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, të cilët përfitonin tenderë nga Belinda Balluku.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






