

Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit, përmes segmentit Librazhd–Pogradec, rrezikon të ndikojë ndjeshëm në flukset tregtare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy partnerë të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2025 volumi tregtar (importe + eksporte) me këto dy shtete arriti në 117 miliardë lekë, ose rreth 1.2 miliardë euro, që përbën 9.5% të totalit të tregtisë së jashtme të vendit.
Tregtia me Greqinë
Volumi tregtar me Greqinë në 2025 arriti në:
94 miliardë lekë (rreth 960 milionë euro)
7.6% e totalit të tregtisë
Importet nga Greqia
70 miliardë lekë mallra
Partneri i katërt për importe (8% e totalit), pas Italisë, Kinës dhe Turqisë
Produkte kryesore: lëndë djegëse, veshje, përgatitje ushqimore nga zarzavate e fruta, lastikë dhe artikuj prej tyre
Eksportet drejt Greqisë
24 miliardë lekë
Partneri i tretë për eksportet (7% e totalit), pas Italisë dhe Kosovës
Produkte kryesore: artikuj veshjesh, përgatitje ushqimore nga zarzavate e fruta
Bilanci tregtar për zarzavatet rezulton pothuajse i balancuar, me nivele të ngjashme importi dhe eksporti.
Tregtia me Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut është:
Partneri i shtatë për eksportet
9 miliardë lekë eksporte (2.6% e totalit)
Kryesisht lëndë djegëse dhe zarzavate
14 miliardë lekë importe (1.5% e totalit)
Kryesisht lëndë djegëse dhe çimento
Ndikimi i mundshëm
Segmenti Librazhd–Pogradec është një nyje kyçe për qarkullimin drejt pikave kufitare në juglindje, përfshirë Qafë Thanën dhe Kapshticën. Një bllokim i zgjatur mund të:
Rrisë kostot e transportit
Vonesojë dërgesat tregtare
Ndikojë në zinxhirët e furnizimit, veçanërisht për mallrat bujqësore dhe energjetike
Megjithatë, pjesa më e madhe e tregtisë së jashtme të Shqipërisë realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Portin e Durrësit, çka zbut disi efektin e një bllokimi rrugor në juglindje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






