Transmetuar më 23-02-2026, 08:56

Burrel, 23 Shkurt 2026 – Një sherr është regjistruar në një lokal në qytetin e Burrelit, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit