Transmetuar më 23-02-2026, 07:39

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit