

Qyteti bregdetar i Vlorës do të përballet sërish me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, këtë herë për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se ditën e martë, më 24 shkurt, do të kryhet stakim i detyruar i stacionit kryesor, në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja lidhet me punimet për bashkimin e nyjeve të rrjetit të ri me atë ekzistues.
Zonat që preken
Si pasojë e këtyre punimeve, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonat:
“Uji i Ftohtë”
“Lungomare”
“10 Korriku”
“Kalaja”
“Jonufra”
Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë orëve të pasdites, ndërsa gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht.
Sipas njoftimit të Ujësjellësit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës, pas përfundimit të punimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






