Transmetuar më 22-02-2026, 19:14

Java e 25-të e Kategorisë Superiore u mbyll me dy fitore në transfertë, duke sjellë lëvizje të rëndësishme si në zonën “Final Four”, ashtu edhe në fundin e tabelës.

Teuta Durrës triumfoi minimalisht ndaj KF Tirana, ndërsa Partizani Tirana përmbysi Flamurtari Vlorë me rezultatin 1-2 në Vlorë.

“Final Four” merr flakë

Gara për katërshen finale është bërë edhe më e fortë. Partizani tashmë ka të njëjtin kuotë pikësh me Dinamo City, që mban vendin e katërt, ndërsa Teuta ndjek me vetëm tre pikë më pak.

Në krye vijon Vllaznia Shkodër, e ndjekur nga Egnatia Rrogozhinë, ndërsa KF Elbasani mban pozicionet e larta, duke mbajtur të hapur luftën për titullin.

Fundi i tabelës po aq dramatik

Edhe beteja për mbijetesë është bërë mjaft e fortë. KF Vora, që renditet në vendin e shtatë, ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Flamurtari i vendit të fundit.

Ndërkohë, Tirana, pas humbjes së kësaj jave, zbret në vendin e parafundit, duke komplikuar objektivin për mbijetesë.

Me pesë javë të mbetura (nëse ruhet kalendari aktual), Superiore premton një fund sezoni plot emocione si për titullin, zonën “Final Four” ashtu edhe për mbijetesën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit