

Nga Aleksandër Çipa
Goditja që i jep qeverisë së kryeministrit Rama, shembja në disa pika dhe bllokimi i aksit kryesor dhe të vetëm rrugor që lidh kryeqendrën e vendit me juglindjen, është ende e pallogaritur. Por është më e madhe si ndikim dhe goditje se shumë mitingje apo protesta tymuese opozitare.
Ky bllokim është goditje shumëplanëshe.
Ekspozon veprat e pacilësishme rrugore që kanë kushtuar qindra milionë euro të buxhetit shtetëror.
Zbulon papërgjegjësinë inxhinierike, menaxhuese dhe sidomos zbatuese në akset e rrugëve kombëtare, sikundër edhe diletantizmin e kompanive ndërtuese, konstruktorëve, projektuesve dhe zbatuesve që janë mirëpaguar nga shteti.
Ky është një akt i rëndë sabotimi, akt i pastër kundër sigurisë kombëtare, papërgjegjshmëri që godet normalitetin dhe lirinë e lëvizjes dhe qarkullimit në vend.
Për Qeverinë aktuale Rama, kjo që po ndodh me rrugën Pogradec-Librazhd është ndoshta me më shumë tronditje se rasti i dikurshëm i “armëve kimike”!
Ky bllokim është nga ato rastet kur goditja dhe mundësia shembëse mbi qeverinë, përcaktohet edhe nga minuti i vonesës për reagim dhe sidomos për veprim ndërhyrës….
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






