

SHBA- Një person është qëlluar për vdekje, pasi kaloi perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago. Sipas mediave të huaja, Shërbimi Sekret raportoi se incidenti ndodhi rreth orës 06:30, teksa i riu ishte i armatosur.
Gjithashtu mësohet se autoritetet, konfirmuan se personi u pa pranë portës veriore. Sipas tyre dyshohe se kishte me vete një pushkë gjahu dhe një bidon karburanti.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me të riun, dhe pasi hasën rezistencë hapën zjarr ndaj tij. Mësohet se sipas axhendës së tij, Presidenti Donald Trump do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






