Transmetuar më 22-02-2026, 15:26

Tiranë – Një operacion i koduar “Network 3”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, ka çuar në zbulimin e një rasti shfrytëzimi për prostitucion në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi është kryer me metoda proaktive dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit efektivët janë shtirur si klientë për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”.

Në përfundim të operacionit janë arrestuar shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani.

Ndërkohë, edhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucionin është proceduar penalisht.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 4 telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit