Transmetuar më 22-02-2026, 11:45

Problematika u konstatua pas lëvizjeve të tokës në zonë, duke ngritur alarmin për sigurinë e linjës së transmetimit.

Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në vendngjarje, ku po kryejnë monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe po analizojnë stabilitetin e strukturës metalike.

Paralelisht, gjeologë të specializuar po bëjnë vlerësimin teknik të terrenit për të përcaktuar shkakun e zhvendosjes dhe rrezikun për përkeqësim të mëtejshëm.

Burime nga terreni bëjnë me dije se, për të rritur shkallën e sigurisë, po diskutohet një zgjidhje emergjente që përfshin:

Përforcimin e bazamentit të shtyllës

Stabilizimin e trupit të saj me kabuj çeliku

Qëllimi është shmangia e çdo rreziku për shembje ose ndërprerje të furnizimit me energji.

Autoritetet theksojnë se aktualisht linja po mbahet nën kontroll të plotë teknik, ndërsa çdo ndërhyrje do të kryhet me prioritet maksimal për të garantuar sigurinë e rrjetit dhe furnizimin e qëndrueshëm me energji për zonën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit