Transmetuar më 22-02-2026, 10:04

Finalizohet operacioni “Bilanci” në Tiranë, arrestohet administratorja për aktivitet të paligjshëm këmbimi valutor

Tiranë – Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Bilanci”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, pas verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara, konstatoi se një subjekt në administrim të shtetases G. T., 49 vjeçe, ushtronte aktivitet këmbimi valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrollit u sekuestruan rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme, si dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti kishte qarkulluar rreth 2 000 000 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, administratorja e subjektit u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit financiar të subjektit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit