

TIRANË- Një subjekt këmbim valutor është bllokuar pasi ishte pa lincensë. Policia informon se është arrestuar administratorja e subjektit me iniciale G.T
Nga kontrolli janë sekuestruar 40 mijë euro të valutave të ndryshme. Ndërkohë që ky subjekt rezulton se ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilanci”. Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara, arrestohet administratorja e subjektit. Sekuestrohen rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bilanci”. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin në administrim të shtetases G. T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






