

Kavajë – Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Landi Derjaj alias Landi Puja, 48 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e ndodhur më 21.02.2026 në lagjen nr. 3 të Kavajës.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:22, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Landi Derjaj alias Landi Puja dyshohet se ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin Skënder Vrapi alias Skerdilajd Isufi, 48 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, viktima humbi jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga banesa, por pas disa orësh kërkimesh intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij.
Gjatë veprimeve të para hetimore, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






