Transmetuar më 22-02-2026, 09:03

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Opel”.

Paraprakisht dyshohet se motoçikleta ka tentuar të futet në një pikë karburanti dhe është përplasur me një mjet tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitali i Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se është paraqitur ne spitalin e Lushnjes shtetasi M. H, 76 vjeç, banues ne Qerret me dëmtime në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se motoçikleta ka kryer një manovër për të hyrë në një pikë karburanti dhe është përplasur me automjetin që po qarkullonte në aks.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit