Transmetuar më 22-02-2026, 08:56

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Alket Isufi, ngjarje e ndodhur në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet për shkak të parkimit.

Shërbimet e Policia e Shtetit, pas disa orësh kërkimesh intensive, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Landi Derjaj alias Landi Puja, 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.

I ndjeri që humbi jetën u identifikua nga policia dhe me emrat Skënder Vrapi dhe Skerdilajd Isufi.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën. Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit