

Të gjithë banorët janë në televotim dhe në prime-n e së martës njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Shumica e banorëve, si Selin, Greta, Rogerti, Livia, Miri dhe Mateo, nuk kanë zbatuar rregullat e Vëllait të Madh, duke çuar në këtë vendim të përgjithshëm.
Artani kundërshtoi faktin që të gjithë banorët janë në televotim, pasi sipas tij disa prej tyre nuk kanë thyer rregullat.
Në televotim janë: Stenaldo, Mali, Miri, Marko, Rogerti, Artani, Juela, Livia, Gimbo, Selin, Mateo, Brikena, Shndrit, Greta, Arditi dhe Alesio.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






