Transmetuar më 22-02-2026, 07:40

Një sulm me bombë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Lviv, në Ukrainën veriperëndimore. Si pasojë të paktën një police rreth moshës 23-vjeç është vrarë ndërsa 14 persona të tjerë u plagosën.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovy, e dënoi veprimin duke e quajtur atë një “sulm terrorist”, por pa dhënë informacione të mëtejshme rreth autorëve.

Sipas raportimeve nga agjencia ukrainase e lajmeve UNN, policia mori një telefonatë rreth orës 00:30 në lidhje me një incident që përfshinte një vjedhje të dyshuar në një dyqan. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, ndodhën shpërthimet duke tronditur zonën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit