

Momente emocionuese në shtëpinë e BBV/ “Jemi këtu për të të dhënë kurajo”, Rogerti surprizohet nga bashkëshortja dhe djali i tyre
Rogerti u surprizua mbrëmjen e sotme nga bashkëshortja e tij, Enxhi, dhe djali i tyre i vogël, Marlon.
I prekur dhe me lot në sy, Rogerti tregoi se dashuria e tyre ka qenë me shikim të parë.
“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Enxhi më ka shpëtuar jetën. Ka besuar tek unë edhe kur e ka ditur që gjërat nuk do të dilnin mirë. Normalisht, kam edhe fajet e mia, por jetën e jap për të. E dua fort. Më ka ndryshuar jetën për mirë,” tha Rogerti për bashkëshorten.
Nga ana tjetër, e shoqja tha: “Kam ardhur me djalin për të të dhënë kurajo që të vazhdosh.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






