

Spektakli “Prime” i mbrëmjes së sotme është përfshirë nga debate të forta, pasi banorët janë njohur me një deklaratë të ardhur nga jashtë shtëpisë, konkretisht reagimin e babait të Selinës ndaj Mirit.
Në reagimin e tij, babai i banores ka kërkuar që t’i “matet perversiteti” Mirit, duke e akuzuar për situatat e krijuara me vajzën e tij brenda shtëpisë. Deklarata ka shkaktuar tension të menjëhershëm në dhomën e ndenjjes, duke i ndarë banorët në qëndrime të kundërta.
Reagimi më i fortë erdhi nga Rogerti, i cili doli hapur në mbrojtje të Mirit. Me tone të ashpra, ai iu drejtua publikisht babait të Selinës, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të rëndojë vetëm mbi njërën palë.
“Babait të Selinës dua t’i them dy fjalë: Nganjëherë, kur i hedh akuza dikujt tjetër, ndoshta shiko edhe në pasqyrë vajzën tënde për veprimet që bën. Selina ka thënë ‘unë ulem në gjunjë për ty, Miri’, ‘unë të dua, Miri’”, u shpreh ai.
Në vijim, Rogerti shtoi se situata duhet parë në tërësi dhe jo duke fajësuar vetëm një person: “Ndoshta psikologen mund ta kërkojnë edhe për vajzën e vet. Mos t’ia vënë fajin vetëm Mirit.”
Debati vijon të mbetet një nga momentet më të tensionuara të spektaklit, ndërsa pritet të shihet se si do të reflektohet kjo përplasje në dinamikat mes banorëve në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






