Transmetuar më 21-02-2026, 22:34

Një incident i rëndë është regjistruar në Kanionet e Osumit, ku një 22-vjeçar ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve teksa ndihmonte në kërkimet për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte bashkuar në mënyrë vullnetare me forcat speciale RENEA, të cilat po zhvillojnë operacion kërkim-shpëtimi në ujërat e lumit Osum. Ai dyshohet se ka ngecur në një zonë të thellë dhe të vështirë për t’u aksesuar që prej mesditës së sotme.

Burime nga banorë të Skrapar bëjnë me dije se përpjekjet për nxjerrjen e tij nga vendi ku ka mbetur i bllokuar nuk kanë dhënë rezultat deri në këto momente, për shkak të terrenit të thyer dhe prurjeve të ujit.

Operacioni po zhvillohet në kuadër të kërkimeve për gjetjen e trupit të Ilir Kurtit, i cili dyshohet se është hedhur në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Forcat e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa situata mbetet kritike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit