

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se, në vijim të informacioneve të mëparshme mbi bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Pogradec për shkak të situatës së rënduar të trafikut, janë përcaktuar akset alternative për qarkullimin e mjeteve.
🔹 Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
🔹 Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedonia e Veriut – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
‼️ Për shkak të bllokimit të plotë të aksit Librazhd–Pogradec, nuk lejohet kalimi i asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, shërbimet e policisë, zjarrfikëset dhe këmbësorët.
Policia Rrugore ndodhet në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe monitorimin e situatës. Autoritetet apelojnë për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe të udhëzimeve të dhëna nga efektivët.
Për çdo emergjencë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






