Transmetuar më 21-02-2026, 20:45

Pas rreth tre orësh bllokim, është normalizuar qarkullimi në aksin Maliq–Moglicë–Gramsh, i prezantuar si rrugë alternative pas problemeve në segmentin Përrenjas–Librazhd.

Sipas informacioneve nga terreni, rruga tashmë është e hapur në të dyja korsitë dhe trafiku po qarkullon normalisht. Më herët, kalimi i disa trajlerëve në këtë segment shkaktoi paralizim të plotë të lëvizjes, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh, kryesisht në drejtim të Tiranës nga zona e juglindjes, përfshirë Korçë.

Devijimi i qarkullimit ishte rekomanduar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), pas bllokimit të aksit Librazhd–Përrenjas për shkak të problematikave në terren.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit