Transmetuar më 21-02-2026, 20:32

Pas bllokimit të aksit Librazhd–Përrenjas, dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në rrugë, duke u përballur me kushte të vështira dhe pritje të zgjatura në trafik.

Devijimi i qarkullimit u sugjerua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili orientoi drejtuesit e mjeteve të përdornin si alternativë aksin Maliq–Moglicë. Megjithatë, situata u përkeqësua pasi tre trajlerë mbetën të bllokuar në mes të segmentit, duke paralizuar plotësisht lëvizjen.

Në këtë kontekst, në Maliq u regjistrua një moment dramatik. Një grua, e rënduar nga lodhja dhe stresi i shkaktuar nga qëndrimi i gjatë në automjet, humbi ndjenjat pas disa orësh pritjeje në trafik.

Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se para se të rrëzohej, ajo u shpreh me tone dëshpëruese: “Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, duke pasqyruar gjendjen e tensionuar të qytetarëve të bllokuar në aks.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë përpjekjet për zhbllokimin e segmentit dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet të shmangin lëvizjen në zonat problematike deri në një njoftim të dytë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit